Sunday, May 5, 2013

Cilin numër do ta mbajë Van Persie sezonin tjeter ?

Robin van Persie debutoi në fanellën e Manchester Unitedit me numrin 20, duke e ndihmuar ekipin anglez që ta fitojë titullin e 20-të në Premierligë.Kur arriti nga Arsenali, numri 9 ishte i zënë, pasi i takonte bullgarit Dimitar Berbatov, që ishte larguar në drejtim të Fulhamit në fund të muajit gusht.Tash numri 9 është i lirë, por sulmuesi holandez mund ta mbajë edhe sezonin tjetër numrin 20, pasi ai nuk dëshiron t’i obligojë tifozët që ta blejnë një tjetër fanellë, me numrin e ri.
“Mendoj se do ta mbaj këtë numër. E kam opsionin për ta marrë numrin 9, por nuk mendoj se do ta bëj këtë. Do ta vesh numrin që duket më në rregull dhe në cilin ndihem më mirë”, deklaroi sulmuesi holandez. “Gjithashtu, nuk dua t’i vë tifozët në atë situatë që ta blejnë një fanellë të re, pasi veç e kanë atë me numër 20. Ka qenë një numër i mirë për mua dhe së paku mund ta festoj titullin e 20-të edhe sezonin tjetër. Jam lidhur me këtë numër”, përfundoi Van Persie.




No comments:

Post a Comment