Monday, May 6, 2013

“Iron Man 3” në krye të ‘box office

Filmi “Iron Man 3” ka kryesuar bindshëm në ‘box office’ amerikan duke u bërë filmi i dytë në histori që përfiton aq shumë që nga fundjava e parë e shfaqjes.

Vazhdimi më i ri i filmit me Robert Downey, Jr. në roli kryesor, ka grumbulluar 175.3 milionë dollarë, ndërsa vetëm filmi “Avengers” (2012) ka përfituar më shumë në vikendin e parë të paraqitjes, 207.4 milionë dollarë.

Shane Black ka bërë regjinë e “Iron Man 3”, ndërsa krahas Downey, Jr., luajnë Gwyneth Paltrow, Don Cheadle, Guy Pearce e Sir Ben Kingsley.
Dhjetë filmat më të shikuar gjatë fundjavës në SHBA dhe Kanada: 1. Iron Man 3 – 175.3 milionë dollarë
2. Pain and Gain – 7.6 milionë dollarë
3. 42 – 6.2 milionë dollarë
4. Oblivion – 5.8 milionë dollarë
5. The Croods – 4.2 milionë dollarë
6. The Big Wedding – 3.9 milionë dollarë
7. Mud – 2.2 milionë dollarë
8. Oz the Great and Powerful - 1,8
9. Scary Movie 5 – 1.4 milionë dollarë
10. The Place Beyond the Pines – 1.3 milionë dollarë




No comments:

Post a Comment